Orizi me kërpudha dhe gjoks pule përbën një gatim më vete, të ngopshëm por shumë të lehtë, për ditët e javës.
1. Fileton e gjoksit të pulës e presim në kube më të vogla, kërpudhat shampinjon në feta dhe qepën e grijmë imët.
2. Kaurdisim qepën me vaj derisa të bëhet e tejdukshme dhe shtojmë hudhrën e shtypur.
3. Shtojmë kubet e pulës dhe i kaurdisim derisa të zbardhen e të marrin pak ngjyrë.
4. Shtojmë kërpudhat dhe i gatuajmë derisa të lëshojnë lëngun dhe ai të shterojë.
5. Përziejmë orizin, i kaurdisim së bashku për disa sekonda, shtojmë ujin dhe kriposim.
6. E gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 18 minuta, derisa orizi të zbutet dhe të thithë ujin.
7. Në fund e shërbejmë të freskët, të spërkatur me majdanoz të grirë.
Këshillë: Mos e përziej shpesh orizin gjatë gatimit që të mbetet kokërr më kokërr – para shërbimit shkriftoje me pirun.
Plani yt ruhet në këtë shfletues deri në 24 orë. Regjistrohu ose hyr: pasi ta kontrollosh, mund ta ruash në kalendar, t'i mbash recetat e tua dhe ta përdorësh listën e blerjeve edhe më vonë.
Cookies të domosdoshme për funksionimin bazë të faqes. Pa to, faqja nuk funksionon siç duhet dhe ato nuk mund të çaktivizohen.
Me pëlqimin tënd, mbledhim të dhëna përdorimi dhe pajisjeje përmes Google Analytics për ta përmirësuar faqen. Të dhënat mund të përmbajnë edhe identifikues në internet. Pëlqimin mund ta tërheqësh këtu në çdo kohë.